Debati virtual mes dy aktorëve është sqaruar.
Aktori i humorit Ervini gjatë një interviste e cilësoi “2 gisht mjaltë”, një film komercial duke u shprehur: “Është një film për të bërë lekë”.
Pas kësaj deklarate të bujshme që u komentua shumë, Ermali dhe Ervini kanë sqarouar në “Xing me Ermalin”, këto deklarata.
“Të bësh një gjë komerciale do të thotë ti po bën një gjë që po e shet. Dhe që të shitet do të thotë që ti të hedhësh mund, të hedhësh djersë, pra ke lënë edhe shpirtin aty që ta shesësh. U keqkuptua. Një film është komcerial sepse di të shitet dhe shitet bukur”, u shpreh Ervini.
“S’ta kam marrë për keq”, i tha Ermali duke e mbyllur këtë debat.
Kujtojmë se filmi Dy gisht Mjaltë është tanimë në cdo kinema në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.












