Partia e Presidentit Erdogan u konfirmua fituese në rang vendi por shenoi nje humbje qe dhemb ne kryqytetin e vendit.
Ne Ankara,Mansur Zavas fitoi përballë kandidatit të koalicionit të Erdogan.
Ankaraja qeveriset prej më shumë se një çerek shekulli nga konservatorët islamikë. Në fjalën e mbajtur para përkrahësve të partisë se tij Erdogan tha:
“Çdo humbje dhe fitore dëshmon vullnetin e popullit tonë dhe duhet ta pranojmë atë si fakt i demokracisë. Duhet të pranojmë se fituam zemrat e njerëzve në këto zgjedhje në shumë qytete dhe pavarësisht se humbën në disa do të sillemi si duhet ”, shtoi ai.











