Duhet të ndodhin ngjarje të rënda dhe krime mafioze, që ministri dhe zyrtarë të tjerë të shkojnë direkt në vendin e ngjarjes për të monitoruar situatën.
Mësohet se ministri i brendshëm Sandër Lleshaj, Ministri i Brendëshëm ka vizituar këtë qytet. Pak më herët ka qënë dhe drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu i cili ka pasur një takim me policinë e Shkodrës lidhur me ngjarje.
Prezenca e zyrtarëve të tillë tregon që situata në qytetin e Shkodrës nuk është aspak e qetë.
Kujtojmë se brenda pak javësh ndodhën dy vrasje në qytetin verior, ajo e Nardit të Bujtinave dhe e dy vëllezërveBilali, të ekzekutuar para shtëpise së tyre, ditën e sotme.











