Të tjera detaje mësohen për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shkodër.
Disa të shtëna me armë u ndjenë paraditen e sotme, ndersa të vrarë mbetën dy vëllezërit Astrit dhe Ibrahim Bilali.
Sipas Panoramës, mësohet se personat e vrarë janë të dy vëllezër, ndërsa njëri prej tyre, Astrit Bilali është babai i Asmer Bilalit, i arrestuar si pjesë e grupit Bajri.
Asmer Bilali është ish-kampion boksi dhe nje emer i njohur i sportit në Shkodër. Nderkohe qe ne vitin 2012 ai u kualifikua per ne Lojërat Olimpike “Londër 2012”. 29-vjeçari është person me precedentë të mëparshëm, pasi cilësohej si i dyshuari kryesor për plagosjen e 20-vjeçarit Hermes Beqiri në një nga lokalet e Shkodrës, ngjarje e ndodhur në vitin 2017.
Nga ana tjetër, raportohet për një makinë të djegur disa metra larg zonës ku ka ndodhur vrasja.











