Bebe Rexha është ndër artistet e cila nuk e harron kurrë origjinën e saj. Përkundrazi, këngëtarja përpiqet ta dëshmojë çdo ditë e më shumë këtë gjë dhe të jetë një ambasadore shumë e mirë në promovimin e vlerave shqiptare.
Këtë herë, Bebe ia ka marrë shtruar një kengë tipike e folklorit tonë. Bebe ka publikuar në InstaStory videon kur këndon këngën “Halla e madhe”.
Ajo që vihet re është se atë e shoqëron dhe make-up artisti i njohur shqiptar Mario Dedanoviç. Bebe padyshim na bën krenarë kur gjithmonë gjen momentin për të kujtuar që është shqiptare.












