Një zjarr i madh ka përfshirë pak çaste më parë nënstacionin elektrik në fshatin Zallë të Fushë-Krujës, i cili furnizon me energji rreth 80 mijë familje në Fushë-Krujë.
Mësohet se shkak i zjarrit është bërë rrjedhja e fiderit me numër 14 ajo që ka shkaktuar përhapjen e flakëve në një perimetër të gjerë.
Zjarrfikëset kanë ndërhyrë për shuarjen e zjarrit, ndërsa fatmirësisht raportohet vetëm për dëme materiale.











