Ka disa orë që protesta vazhdon.
Prej orës 10:00 vijon protesta e opozitës kundër qeverisë Rama dhe zgjedhjeve të parakoshme, ndërsa paralel mbahen dhe punimet ne seancen plenare.
Pas fjalimit të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha dhe kryetares së LSI-ë, Monika Kryemadhi protestusit u zhvendosën drejt ministrisë së Brendshme dhe tani mësohet se janë mbledhur tek selia blu.
Opozita ka paralajmëruar protesta sa herë të ketë seancë plenare për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe një qeveri tranzitore që do të përgatisë vendin për zgjedhje të parakohshme.











