Policia e Shtetit ka reaguar pas akuzave të ish Kryeministrit Berisha ndaj këtij organi në emër të “qytetarit dixhital”. Policia e Shtetit bën me dije se do të kallëzojë penalisht Berishën nëse ky i fundit vijon sipas saj me shpifjet në rrjetin social Facebook.
Me ironi ka reaguar edhe ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.
Në Facebook, Manjani shkruan:
“Pas hetimeve intensive të Facebook të doktorit, Policia dhe Prokuroria zbërthejnë kuptimin e vërtetë të fjalës Facebook…Shpifje e rëndë, apo jo?!”.













