Seanca për pretencën e Klement Balilit ka dështuar ditën e sotme.
Mësohet se arsyeja ishte se në seancë mungonin i pandehuri dhe avokati i tij.
Seanca u shty për në datën 2 prill.
Gjykata e Krimeve të Rënda do të procedojë me gjykim të shkurtuar për Kelment Balilin.
Ndaj Balilit rëndojnë 4 akuza ku më e rënda është ajo e trafikut ndërkombëtar të lendëve narkotike.
Kelement Balili u vetëdorëzua më 17 janar pas shpalljes e momentin që dosja vajti në gjykatë ndërkohë që ishte shpallur në kërkim në maj të vitit 2016. Gjatë kësaj kohe policia dështoi disa ne komtrollet për arrestimin e tij.











