Në krye të Drejtorisë se Policisë në Tiranë do të jetë Reban Jaupaj. Ky është informacioni i fundit që vjen nga ky autoritet.
Zëvendësimi erdhi pas lirimit nga detyra të ish-drejtorit të policisë së Tiranës Kastriot Skenderaj.
Jaupaj mësohet se mban gradën drejtues i lartë.
Vendimi për lirimin nga detyra të Skenderajt u mor pak javë më parë nga kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu pas përplasjes që ndodhi mes policisë dhe disa banoreve tek ‘Petro Nini’.











