• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

I morën foton e djalit për miting pa autorizim, aktivisti merr hapin e parë për të ndëshkuar PS

droni by droni
25 March, 2019
in Kronika, Kryesore
0
I morën foton e djalit për miting pa autorizim, aktivisti merr hapin e parë për të ndëshkuar PS
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e djeshme, aktivisti Besjan Pesha me anë të një postimi në rrjetet sociale, denoncoi veprimin e paligjshëm të Partisë Socialiste e cila gjatë çeljes së fushatës elektorale për Bashkinë e Tiranës.

Ai tregoi se si  një foto të djalit të tij 8 vjeç, ishte përdorur në spotin e të shtunës, pa asnjë autorizim.

Sot, ai ka hedhur hapin e parë duke i nisur një letër Agjencisë për Mbrojtjen e Fëmijëve, duke i kujtuar ligjin që e ndalon përdorimin e paautorizuar të imazhit të fëmijëve dhe ngarkimin me përgjegjësinë për të ndëshkuar subjektet abuzuese.

“Unë pres që brenda një afati të shkurtër, agjencia juaj të zbatojë ligjin nr. 18/2017 dhe të marrë masat ndëshkimore sipas nenit 69, masë me gjobë ndaj subjektit “Partia Socialiste”.
Ky ndëshkim, edhe pse simbolik, do të ishte një sinjal pozitiv ndaj të gjithë qytetarëve shqiptarë se ligji dhe jo partia e sundon vendin
”, shkruan Pesha në letrën e tij.

Pesha u shpreh i bindur se do ti shkonte deri në fund këtij rasti duke ndëshkuar përgjegjësit.

REAGIMI I SOTEM

Letra e plotë:

Hapi i parë, letër Agjencisë për Mbrojtjen e Fëmijëve.
E nderuar Zonja Tandili,

Para dy ditësh, subjekti “Partia Socialiste” mbajti në sheshin “Nënë Tereza” një tubim elektoral me emërtimin “Bashkia që duam” qëllimi I të cilit ishte, sipas fjalimeve publike të drejtuesve të subjektit, celja e fushatës elektorale për Bashkinë e Tiranës.

Për qëllimin e takimit subjekti kishte vendosur në qendër të sheshit një ekran led, 15mx5m dhe rreth 6 ekrane të tjera 5mx3m, ku shfaqeshin materiale propagandistike foto dhe video si edhe folësat gjatë tubimit. Gjithashtu ky tubim u pasqyrua live nga pothuajse të gjitha mediat audiovizive në vend.

Me habinë më të madhe konstatova se në një nga fotot e përdorura në sfond ishte edhe im bir, Daris Pesha, 8 vjeç.

Im bir është djali me xhaketë blu që mban një fidan në dorë.

Jam ndier shumë I revoltuar dhe I fyer që foto e tim biri, pa asnjë lloj autorizimi nga unë apo ime shoqe, përfundon në ekrane gjigande në sheshin “Nënë Tereza”, si edhe për rrjedhojë në të gjitha mediat audiovizive shqiptare, rrjetin social Facebook si pjesë e albumit të publikuar nga Kryeministri Edi Rama, apo portalet e ndryshme të cilat kanë pasqyruar këtë aktivitet të Partisë Socialiste.

E nderuar Zonja Tandili,

Institucioni që ju drejtoni ngarkohet nga ana e Ligjit Nr. 18/2017 “PËR TË DREJTAT DHE MBROJTJEN E FËMIJËS” që të garantojë zbatimin e këtij ligji.

Në nenin 17 të tij, Liria e jetës private, ky ligj e ndalon përdorimin e paautorizuar të imazhit të fëmijëve dhe ju ngarkon ju me përgjegjësinë për të ndëshkuar subjektet abuzuese.

Më konkretisht neni 17 thotë:

  1. Fëmijës i garantohet respektimi i jetës private, familjare, banesës, korrespondencës dhe mbrojtja nga cenimi i paligjshëm i moralit dhe i dinjitetit të tij.
  2. Privatësia e fëmijës mbrohet në të gjitha situatat, përfshirë ato brenda familjes, institucioneve të kujdesit shëndetësor, shoqëror e të shërbimeve. Kjo e drejtë përfshin privatësinë e marrëdhënieve e të komunikimeve me të tjerët, të drejtën për këshillim konfidencial, kontrollin e aksesit në informacionin që ruhet për fëmijët në dosjet përkatëse.
  3. Privatësia e fëmijës respektohet në të gjitha fazat e procedurave gjyqësore apo administrative, duke përfshirë edhe publikimin e tyre në media.
  4. Pjesëmarrja e fëmijës nën moshën 14 vjeç në debate publike, si dhe në programe audiovizive bëhet vetëm me miratimin e prindit ose kujdestarit të fëmijës.
  5. Fëmijët nuk mund të përdoren apo të ekspozohen nga prindi, kujdestari, institucionet publike apo private për qëllime të përfitimit personal apo për të ndikuar vendimet e autoriteteve publike.
  6. Mosrespektimi i këtij ndalimi përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë, sipas nenit 69 të këtij ligji.
  7. Transmetuesit audiovizivë mbajnë përgjegjësi për rastet e mosrespektimit të lirive dhe të drejtave të fëmijës gjatë transmetimit të programeve të tyre, në përputhje me këtë ligj, si dhe me legjislacionin në fuqi për mediat audiovizive.

Sic edhe ju e konstatoni rasti në fjalë nuk lë hapësira për interpretim të ligjit. Subjekti “Partia Socialiste” I ka shkelur të gjitha pikat e nenit 17 duke përdorur në mënyrë abuzive imazhin e tim biri për qëllime përfitimi elektoral.

Ky ligj është vetëm një nga shkeljet e ligjit që subjekti ka kryer, por duke qenë se autoriteti juaj kufizohet vetëm në zbatimin e këtij ligji po ju drejtohem vetëm për sa më sipër, për të tjerat do ti drejtohem Gjykatës.

Zonja Tandili,

Unë pres që brenda një afati të shkurtër, agjencia juaj të zbatojë ligjin nr. 18/2017 dhe të marrë masat ndëshkimore sipas nenit 69, masë me gjobë ndaj subjektit “Partia Socialiste”.
Ky ndëshkim, edhe pse simbolik, do të ishte një sinjal pozitiv ndaj të gjithë qytetarëve shqiptarë se ligji dhe jo partia e sundon vendin.

Do të ishte sa zhgënjyese edhe thyerje e ligjit nëse ju nuk reagoni dhe nuk merrni asnjë masë.

Me synim transparencën si edhe duke qenë se kjo çështje ka ngjallur interes publik, kjo letër do të bëhet publike ashtu sic do të bëhet publik edhe reagimi juaj,

Në pritje të vendimarrjes tuaj,

Me respekt,

Besjan Pesha

Ps: Kjo leter ju eshte nisur edhe zyrtarisht ne protokoll.

Tags: aktivistibesjan peshaFotojaperdorimiPS
Previous Post

VIDEO/Lobimi, Basha: Prokuroria të bëjë publike përgjigjet e ardhura nga SHBA dhe Anglia

Next Post

Droga e kapur në Vlorë, qytetari zbulon detaje: I përfshirë dhe punonjësi në Drejtorinë e Policisë

droni

droni

Next Post
EMRI & FOTO/ Vlorë, digjet makina e biznesmenit, ja çfarë “panë” kamerat e sigurisë

Droga e kapur në Vlorë, qytetari zbulon detaje: I përfshirë dhe punonjësi në Drejtorinë e Policisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.