Mitingu i sotëm i PS-së në Tiranë si dhe kongresi i partisë kanë “ngacmuar” këtë të shtunë imagjinatën e rrjeteve sociale, të cilat nuk janë kursyer në ironi e sarkazëm drejtuar socialistëve e në veçanti kryeministrit.Një sërë fotosh brendashkruar me humor të zi kanë qarkulluar në rrjet, fill pas thirrjeve të Ramës drejtuar qytetarëve që ta bëjnë nga një “shkrepje” me celular në mitingun e thirrur prej tij.