Në ditën e Sulltan Nevruzit, një urim ka patur dhe kryetarja e partisë Lëvizja socialiste për integrim Monika Kryemadhi.
“Në këtë ditë të ringjalljes i uroj shqiptarëve gëzuar festën, vecanërisht besimtarëve bektashinj.”
Ajo nuk ka dashur të japë komente për situatën politike në Shqipëri por e pyetur nga gazetarët për rikandidimin e Erion Veliaj për Kryetar Bashkie në Tiranë ajo shprehet:
“I uroj Erionit suksese sot në këtë ditë Novruzi, flasin pas ditës së nesërme çfarë ka për Erionin dhe të tjerat”.
Kryemadhi thotë që për të vendosur dialog mes palëve ishte e domosdoshme djegia e mandateve dhe se ky akt do të thotë dashuri për kombin.
“Dashuria për kombin është djegia e mandateve. Mundësia për dialog arrithet vec nëpërmjet djegies së tyre. Beteja të tilla kanë kosto por ne duhet të sjellim jetën dhe mirësinë për shqiptarë”, u shpreh ndër të tjera Kryemadhi.












