Po luhet në “Loro Boriçi” takimi mes Shqipërisë dhe Turqisë, e vlefshme për fazën kualifikuese të Euro2020. Kuqezinjtë shpresojnë ta nisin me këmbë të mbarë këtë edicion, duke besuar te një fotokopje e sezonit të shkuar, ku fituan 1-0 ndaj Portugalisë dhe u kualifikuan në finalet e mëdha të kompeticionit Euro 2016 në Francë.











