Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar ne profilin e ti në FB videon e arrestimit të Dorian Protoduarit, i cili siç shikohet edhe në pamjet filmike është arrestuar nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.
Dorian Protoduari u arrestua menjëherë pas protestës së sotme të opozitës përballë parlamentit. Ai po mbahet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ku aty tashmë ndodhen deputetë të opozitës dhe banorë të Unazës së Re.
“Ne tufë narkopolicësh arrestojnë me urdhër të Vasal Kimikut, Luanin e Astirit, Dorjan Protoduarin.Shikoni videon. Sb”, shkruan Berisha në FB.











