Sot është njoftuar protesta e radhës nga opozita paralel me punimet në seancën plenare.
Ashtu si ndodh gjithmonë, policia ka filluar mobilizimin e saj orë më përpara, ndonëse protesta është njoftuar rreth orës 10.00
Ndërsa opozita këtë herë vjen me një ndryshim nga protestat e kaluara. Në protestën e sotme qytetarët nuk do te jenë të fokusuar në hyrje të parlamentit, por do të shpërndahen në 6 pika.
Plani i ri i opozitës ka për qëllim të paraqesë një Parlament që funksionon vetëm me forcën e blindave dhe dhunën policore kundër protestuesve.
Sipas hartës, pikat e rrethimit janë secila prej rrugëve që lidhet me Parlamentin: hyrja kryesore, hyrja nga qendra tregtare Toptani, hyrja nga ish-selia e Partisë Demokratike, hyrja nga rruga tek Bashkia, hyrja nga Pedonalja dhe hyrja nga unaza, pranë PD.











