Teksa sot pritej të betohet në Kuvend, kandidati i LSI, Ralf Gjoni është sulmuar me bojë.
Sipas të dhënave të para, Gjoni, sapo kishte dalë nga banesa për të shkuar në Kuvendin e Shqipërisë, në seancën në të cilën ai bashkë me dy deputetët e tjerë të LSI që dje morën mandatin në KQZ do të bëjnë betimin.
Një djalë i ri i ka hedhur në fytyrë bojë të kuqe që e kishte në shiringë. Sipas Gjonit, duket që gjithçka ishte e planifikuar, pasi ai ishte duke e pritur sa të dilte.
Gjoni konfirmon se një pjesë e mirë e bojës nuk hiqet nga lëkura dhe ka djegie brenda syve.
Sot pritet të betohen dhe tre deputetet që pranuan mandatin e deputetit.











