Një ngjarje e rëndë ka ndodhur përpara pak minutash në qytetin e Vlorës.
Burimet bëjnë me dije se disa persona janë konfliktuar dhe situata ka agravuar deri në përdorimin e thikave.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen “Pavarësia”.
Disa adoleshentë janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe njëri prej tyre ka nxjerrë thikën duke plagosur bashkëmoshatarin e tij I cili është dërguar mënjëherë në spital.
Paraprakisht, ngjarja dyshohet pas një grindjeje të çastit.











