Ditën e sotme, në qeverinë Rama ka patur ndryshimë të reja.
Mësohet se është shkarkuar zv/ministrja e Drejtësisë, Teuta Vodo. Në vendin e Vodos në Ministrinë e Drejtësisë u emërua Fjoralba Caka, e cila është pedagoge ne Universitetin e Tiranës.
Gjithashtu, mësohet se ka dhënë dorëheqjen edhe zëvendës ministrja e Financave dhe Ekonomisë Albana Shkurta. Nuk dihet motivacioni dhe arsyeja e dorëheqjes së zonjës Shkurta.
Edhe mbledhja e sotme e Këshillit të Ministrave është drejtuar nga ana e zëvendëskryeministrit Erion Braçe. Rama nuk ka dalë në asnjë aktivitet për mediat që prej të shtunës kur u shfaq në disa takime në qarkun e Beratit.
Madje u përfol nga ana e opozitës se kryeministri i vendit ishte duke kaluar dhe një komplikacion shëndetësor.












