Banorët e Unazës së Re janë mbledhur sërish për të vijuar me protestën e tyre më të bashkuar së kurrë.
Edhe pse më herët, policia zbarkoi në këtë zonë dhe u tha se do të pengonin protestën, banorët sërish nuk janë thyer, ndërsa kanë bërë thirrje që ky projekt të ndalet.
Banorët janë shprehur se policia e kuptoi se kush janë banorët dhe se ndaj tyre nuk mund të bëjnë dot gjë.
Në mbështetje të tyre janë dhe deputetët e opozitës, të cilët i kanë bërë thirrje policisë që të qëndrojnë larg,pasi banorët janë në të drejtën e tyre për të kundërshtuar dhe për të mbrojtur pronën e tyre.
https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/1886803554782243/











