Sot në qytetin e Durrësit ishte për vizitë ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj.
Në takimin me studentët atyre u janë kontrolluar edhe çantat.
“9 bodyguards , kontroll edhe te cantave ne takim me studente e pedagoge ne UAMD ?
Hall te madh paske z.minister Lleshi !”, shkruan demokrati Igli Cara.
Si për ironi Lleshaj u shfaq në publik pas dy vrasjeve të ndodhura në Tiranë.
Pak ditë më parë u tek kodra e Liqenit Artificial e liqenit Haxhi Baçinovski, ndërsa dje në zonën e stadiumit Dinamo u ekzekutua 26- vjeçari Jurgen Kurti.
Pas këtyre ngjarjeve Lleshaj u prit me protesta në qytetin e Durrësit, ndërsa në lidhje me paktin për Universitetin ai pati një takim në Universitetin “Aleksandër Moisiu”.
Por ajo që vihet re në foto është numri i madh i personave që ruajnë ministrin.












