Policia greke ka sekuestruar sot rreth 44 kg marijuane në kufirin greko-shqiptar, në rrugën periferike të Zagorit, Janine.
Po të njëjtat burime nga policia, thonë se është ndaluar një mjet që vinte nga kufiri gjelbër.
Ndërkohë me ndihmën e qenit nuhatës, brenda tij janë gjetur dhe sekuestruar 41 pako me 43 kg 800 gram marijuana.
Gjithashtu janë sekuestruar dhe 735 euro dhe 2 celulare. Në pranga ka përfunduar drejtuesi i mjetit, një shqiptar 32-vjec.











