Persona ende të paidentifikuar kanë grabitur gjatë natës arkën e postës shqiptare.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fashitin Brataj të Vlorës.
Nga informacionet e para, bëhet e ditur se autorët kanë marrë një sasi të konsiderueshme parash nga arka dhe janë larguar me shpejtësi.
Policia pritet të publikojë detaje të tjera në vijim.











