Gjykata e Apelit në Tiranë ka pranuar kërkesën e Izet Haxhisë dhe ka kërkuar rigjykimin e dosjes ‘Hajdari’ në Gjykatën e Shkallës të Parë me trupë tjetër gjykuese.
Me këtë vendim të Apelit, rihapet çështja gjyqësore për vrasjen e ish-liderit demokrat Azem Hajdari. Izet Haxhia kishte kërkuar rigjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë.
Izet Haxhia u ekstradua nga Turqia më herët pasi ai ishte vetëdorëzuar në rajonin e policisë.Ish-truproja i Sali Berishes, Izet Haxhia,u vetëdorëzua në policinë turke dhe lajmin e bëri vetë të ditur përmes rrjeteve sociale.
Izet Haxhia është i dënuar me 25 vjet burg në mungesë të tij nga gjykata shqiptare si pjesëmarrës në vrasjen e deputetit të PD-së, Azem Hajdari në vitin 1998.











