Një shpërthim me tritol ka ndodhur në shtyllën e tensioni të lartë në Fushë-Krujë, pranë fshatit Krastë. Banorët thonë se shpërthimi ka ndodhur para tre ditësh, por vetëm sot është pikasur nga policia.
Si pasojë e shpërthimit shtylla ka pësuar dëmtime.
“Sot në mesditë, punonjësit e OST, pranë fshatit Krastë, Thumanë, konstatuan se njëra këmbë e shtyllës dyfishe të tensionit të lartë (400 KË), Nr. 65, e linjave Tiranë–Podgoricë dhe Tiranë-Prizren ishte dëmtuar me lëndë, të dyshuar eksplozive”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.












