Një trup i pajetë u gjet në liqenin artificial në Tiranë para pak çastesh.
Dyshohet se viktima është vrarë me armë zjarri nga persona të maskuar, teksa po vraponte i shoqëruar nga djali i tij i mitur. Një nga autorët e dyshuar, mendohet të jetë një person me inicialet I.B, nga Fieri.
Sipas informacioneve të para, është një 62-vjeçar i cili u gjet i vdekur në këtë zonë.
Informacion paraprak
Rreth orës 18:15, tek Liqeni Artificial, është vrarë me armë zjarri, shtetasi H. B., 62 vjeç.
Policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij.











