Nuk ka fund djegia e makinave në qytetin e Vlorës. Orët e fundit një tjetër mjet, tip “Opel Vectra”, me targë VL 752 2C është gjetur i djegur mëngjesin e sotëm.
Mjeti në pronësi të shtetasit me iniciale G.H., dyshohet të jetë vënë nën flakë rreth orës 04:00 të mëngjesit në lagjen Lirim, rruga “Zigur Lelo”.
Policia dhe zjarrfikësja kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes.
Sipas burimeve, nuk ka të lënduar por vetëm dëme të konsiderueshme materiale pasi mjeti është djegur tërësisht.
Ndërkohë nuk dihen ende autorët apo rrethanat dhe shkaqet në të cilat ka ndodhur ngjarja.
Raportimet bëjnët me dije se zona ku ka ndodhur ngjarja është e monitoruar nga një numër i vogël kamerash sigurie, çka vështirëson zbardhjen e saj.











