Kreu i PD, Lulzim Basha ka mbërritur në selinë e PD më shume se 1 orë para nisjes së protestës para godinës së kryeministrisë. Mësohet se kryedomokrati ka mbërritur në seli së bashku me bashkëshorten e tij.
Pas koordinimit në seli me anëtarët e tjerë të PD, Basha pritet të dalë nga selia dhe t’i bashkohet protestuesve.
Protesta do të nisë në orën 11:00 dhe pritet të jetë më e madhe se ajo e 16 shkurtit.











