Kryetari i PD Lulzim Basha ka ndezur atmosferën në qytetin e Dibrës, teksa ka kërkuar pjesëmarrjen e tyre në protestën e madhe në 16 Mars.
Basha u tregoi dibranëve se janë të parët që dhanë modelin e qytetarëve që luftojnë deri në fund.
Sipas Bashës, qeveria po i vjedh çdo ditë e më shumë dhe se qeveria e krimit duhet të largohet.
“Tradhtia e Edi Ramës, dhuna dhe poshtërimi ndaj qytetarëve, po për herë të parë lexova dhe dëgjova vendosmërinë e Dibrës për ta shprehur zemërimin në lëvizjen popullore për të marrë në dorë fatin e tyre” tha Basha.
Kujtojmë se nga ana tjetër, vazhdon seanca parlamentare, ku dhe u betuan deputetët e rinj të opozitës.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/2332245817057661/











