Një aksident i rëndë ka ndodhur në Lushnjë.
Burime nga policia, bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në autostradën Lushnje-Fier.
Shtetasi I.B, 45 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri H.G, 37 vjeç.
Shtetasi I.B ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve ndërsa shtetasi H.G ndërroi jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.











