Prej më shumë se 7 orë rezistencë, banorët tek Petro Nini Luarasi kanë fituar betejën teksa janë përplasur me Përmbaruesit dhe me Policinë.
Kanë qenë dhe shumë qytetarë të cilët i kanë dalë në krah të 4 familjeve që po mbronin shtëpinë e tyre.
Bëhet fjalë për një shtëpi e cila ndodhet në zonën e Petro Nini Luarasit, aty ku mëngjesin e sotëm, banorët u shtrinë në rrugë për të mos lejuar shembjen e saj. Sipas njërit prej familjarëve, toka mbi të cilën ndodhet banesa e tyre është e shtetit.
Ish-pronarit, që sipas tij ka siguruar një vendim gjykate për të marrë pronën i është kthyer ajo padrejtësisht. Sipas zotërisë, bëhet fjalë për një pronë të sekuestruar në vitin 1939.
Banorët nuk pranojnë të largohen nga banesa pasi thonë se vendimi i Gjykatës i cili i nxjerr jashtë ata është marrë me dokumente të falsifikuara.
Po ashtu ata akuzojnë Aleskandër Gavocin (emër të pretenduar nga ata) për shkelje kontrate. Sipas tyre ai u ka premtuar apartamente për të jetuar dhe kompensim për 230 metra katror, por kjo nuk ka ndodhur dhe ai vetëm i gënjen.











