Nëse më përpara dhuratat për çiftet e sapomartuara ishin të thjeshta, tanimë kohët kanë ndryshuar.
Në shumë raste, dasmorët u japin lekë çifteve duke ua futur në zarf.
Por një rast i pazakontë i ka ndodhur një nuseje e cila muajsh pasi ishte martuar mori telefonatën e çuditshme nga xhaxhai i burrit të saj, i cili u kërkonte lekët mprapsht.
Xhaxhi u kishte dhënë një çek prej 160 mijë paundësh dhe ndërkohë më vonë ishte kujtuar se ato lekë i duheshin.
Nusja e re e cila e ndau historinë e saj në rrjetet sociale, shkruan se kjo ishte e turpshme, ndërsa më vonë mësoi se xhaxhai i burrit kishte nevojë për ato lekë.
Së fundmi ajo dhe burri i saj ia kthyen lekët që kërkonte duke mos pretenduar asgjë më shumë./DRONI.al
BURIMI: The Mirror











