Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka kërkuar nga strukturat e PD për një pjesëmarrje të madhe në protestën e lajmëruar më 16 mars. Basha ka mbledhur sot rreth orës 15:00 Kryesinë e PD-së si dhe ish-grupin parlamentar.
“Largimi i Ramës çështje e emergjencës kombëtare, në vend nuk ka normalitet, për Ramën asnjë minutë qetësi. Shqipëri me parlament monoparti dhe kriminelë dhe qeveri të kapur me krimin, ne nuk pranojmë.”-ka thënë Basha.
Në mbledhje mësohet të jetë diskutuar edhe për çështje të tjera që lidhen me vendimin e PD për të lënë Parlamentin.











