Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi, ka denoncuar mbrëmjen e sotme atë që ajo e cilëson skandal me tekstet shkollore.
Në librat e klasës së 5-të, thotë Vokshi, nxënësve pasi u flitet për trupin në Biologji, u mësohet edhe gjethja e hashashit.
POSTIMI I VOKSHIT:
SKANDALI me tekstet shkollore.
Hashashin ja mësojnë fëmijëve që në klasë të pestë.
Unë si nënë e dy fëmijëve në klasë të pestë dhe prindërit e shqetësuar si une, a duhet të pranojmë që të mësohet hashashi si bimë e zakonshme?
A i kontrollon Ministria e Arsimit tektet shkollore para se të botohen??
Kush mban përgjegjësi për këto që ju mësojnë fëmijëve tanë???
#KyNukËshtëArsimiQëDuamPërFëmijëtTanë
#Protesto#16Mars#ParaKryeministrisë











