Në mitingjet që kryeministri Edi Rama ka mbajtur këto herët e fundit kemi vënë re që simpatizantët janë të gjithë të ulur në karrige dhe e rrethojnë kryeministrin duke e vendosur në mes.
Në fakt, duke patur parasysh numrin e madh të pjesëmarresve, të lind natyrshëm pyetja se ku kryeministri i siguron gjithë ata stola dhe karrige për ti ulur të gjithë.
Në nje denoncim të një qytetari, zbulohet se kryeministri nuk e paska të zorshme shumë sigurimin e tyre. Madje ai ua rrëmben shkollave.
Sipas denoncuesit, në rrjetet sociale janë duke u postuar foto dhe video që tregojnë se si në mesnatë po merren karriget e shkollave në shërbim të një takimi partiak. A nuk është shkolla e depolitizuar? A nuk ka thënë vetë Rama këtë? Pyetje të ngjashme ngre edhe denoncuesi që ka shpërndarë fotot.
https://www.facebook.com/emiliano.mone/posts/10214314708042700











