Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Peqin, ku një 21-vjeçar është vrarë me armë zjarri.
Ngjarja është shënuar në fshatin Galush, ndërsa viktima është Roland Lleshi.
Dyshohet se i riu është vrarë aksidentalisht nga i vëllai i tij i mitur me armë gjahu.
Ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e vrasjes.











