Të tjera lëvizje të bujshme vazhdojnë të ndodhin në Policinë e Shtetit. Së fundmi mësohet se është shkarkuar nga detyra drejtori i Policisë së Vlorës Gentjan Shehaj.
Në vend të tij emërohet Artion Duka, i cili ka qenë më herët drejtor i policisë Berat.
Gentjan Shehaj drejtonte blutë e Vlorës që prej prillit të vitit 2017. Ndërkohë mësohet se ai do të ketë një detyrë të re në Akademinë e Sigurisë.
Thuhet se do të ketë të tjera lëvizje,të cilat do të zyrtarizohen shumë shpejt.











