Një makine i është vënë flaka në orët e natës në Lezhë ndërsa ndodhej e parkuar.
Mësohet se makina është në pronësi të një biznesmeni nga Lezha me inicialet A.F.
Policia e njoftuar për ngjarjen ka nisur hetimet por nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme apo një defekt në mjet që ka shkaktuar djegien e automjetit.
Makina ishte e parkuar pranë shtëpisë së biznesmenit kur është përfshirë nga flakët.













