U bë e zakonshme tanimë që pas protestave të opozitës dhjetra persona të arrestohen, të përjetojnë terror dhe më pas të lirohen për mungesë të provave.
Edhe këtë herë, Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë 8 protestuesit që ishin arrestuar për protestën e datës 5 Mars perpara Parlamentit. Sipas Gjykatës nuk ka prova për të administruar për gjykimin e personave që ishin arrestuar nga ana e policisë.
Kështu janë lënë sot të lirë:
Lorenc Bezati
Ervis Gaspri
Adi Mecja
Ervin Ceka
Lulzim Daci
Armando Prendi
Miklovan Ndreu
Nikoll Cepa











