Mjeku Zef Doga u dhunua ditën e sotme, ndërsa është në gjende të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë.
Burime nga policia, bëjnë me dije mjeku është goditur me sende të forta në fytyrë. Ende nuk dihet rrethanat e ngjarjes, ndërsa dyshohet se është goditur nga familjari i një pacienti.
Policia ka bërë të ditur në informacionin e saj paraprak se mjeku Zef Doga është goditur nga një 24 vjeçar me inicialet E.LL.
I riu pasi ka goditur mjekun është larguar nga vëndgjarja, por ai është shpallur në kërkim nga forcat e rendit.
Lezhë / Informacion paraprak nga policia
Sot, rreth orës 12:30, tek poliklinika e Spitalit Rajonal në Lezhë, shtetasi E.Ll. vjeç 24 , për shkak të detyres ka goditur fizikisht një mjek i cili është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të situates si dhe vazhdojnë kërkimet për kapjen e autorit E.Ll. i cili është shpallur në kërkim.











