Një ditë pas protestës së opozitës, ndërkombëtarët janë shqetësuar sërish për mbarëvajtjen e situatës politike në vend.
Mësohet se ka mbërritur në selinë blu zv ambasadorja e SHBA në Tiranë për tu takuar me kreun demokrat Lulzim Basha.
Nuk ka informacion ende se cila është aryeja e këtij takimi por dyshohet se mund të flitet për revoltën popullore kundër qeverisë e mbështetur nga opozita.
Kujtojmë që deputetët e opozitës, PD-LSI, PDIU, PBDNJ vendosën unanimisht të djegin mandatet parlamentare për të qëndruar afër popullit.
Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ngritjen e një qeveri tranzitore që do e përgatiste vendin për zgjedhje të parakohshme të përgjithshme.











