Një aksident rrugor ka ndodhur në orët e mesditës së sotme në rrugën e bashkisë në Sarandë.
Nga informacionet paraprake, mësohet se automjeti i tipit “Toyota Corolla” është goditur nga pas nga një “Jeep”.
Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale, teksa mësohet se njëri prej drejtueseve ishte shtetas i huaj.
Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.











