Ndryshe nga motra e tij Rudina Hajdari, Kiri Hajdari, djali i madh i Azem Hajdarit nuk ka munguar në protestë. Ai ka qëndruar gjithë kohës krahë kreut democrat Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.
Gjithashtu, Kiri nuk ka hezituar të flasë shkurtimisht para protestuesve duke përmendur dhe amanetin e babait të tij.
“Unë jam djali i Azem Hajdarit. Amaneti i Azemi Hajdarit qëndron tek ju dhe të gjithë demokratët . Liri Demokraci! Rama ik, Rama ik!”-tha ai.
Kujtojmë se motra e tij, Rudina Hajdari refuzoi të dorëzojë mandatin e deputetes.












