Të paktën 23 njerëz janë vrarë pasi tornadot goditën Lee County në Alabamën lindore.
Sherifi i Qarkut Jay Jones tha se kishte pasur dëme “katastrofike” dhe kishte frikë se do të gjendeshin më shumë viktima në vazhdim. Numri i të plagosurëve ende nuk dihet.
Përpjekjet e shpëtimit janë ndalur, për shkak të vështirësisë të kërkimit në errësirë.
Tornada më shkatërruese goditi zonën rreth Beauregard. Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) e klasifikoi atë si ndër më të rrezikshmin, që do të thotë erë e fuqishme deri në 165mph (266km /h).
Moti i keq ka përfshirë edhe Gjeorgjian, Floridën dhe Karolinën e e Veriut.











