Ish kandidati i PD në qarkun e Beratit, Lefter Maliqi ka dorëzuar në KQZ formularin e dekriminalizimit duke i hapur rrugë marrjes së mandatit të deputetit.
Nga PD Zana Prela, Ligoraq Karamelo dhe Lefter Maliqi nuk kanë firmosur dorëheqjen nga mandati. Kujtojmë që Lefter Maliqi u emërua nga maxhoranca socialiste zv.drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të mblidhet sot në orën 12:00 për t’i dhënë mandatin e deputetit 4 kandidatëve nga radhët e LSI-së, pjesë e listës zgjedhore të kësaj force politike, pas vakancave të krijuara nga djegia e mandatit nga deputetët e opozitës.
KQZ njofton se do të zëvendësojë deputetët Endrit Braimllari, Qarku Tiranë, Përparim Spahiu Qarku Dibër, Edmond Haxhinasto qarku Berat dhe Floida Kërpaçi Qarku Tiranë.












