Pastrimi i shtëpisë është aq i keq për mushkëritë e grave, sa është baraz me një paketë cigareje në ditë. Kështu thotë një studim i fundit.
Përdorimi i produkteve të pastrimit nuk kishte efekt mbi mushkëritë e meshkujve, tregoi hulumtimi. Por kishte një impakt të madh tek gratë. Sipas studimit, mushkëritë e 6,235 grave dhe burrave në 22 qendrave të marra u morën në analizë – dhe pastaj u kontrolluan përsëri pas njëzet vjet.
Daily Mail shkruan se grupmosha e pyetur ishte e moshës mes 20 dhe 34 vje. Pyetjet ishin nëse njerëzit kishin punuar për pastrimin e shtëpisë dhe produktet kimike që përdoren për këtë.
Gratë që pastronin, një herë në javë, për profesion, apo në shtëpi, tregonin rënie të shpejtë të aftësisë së mushkrinjve, e krahasuar me konsumin e 20 cigareve në 10 po 20 vjet. Në mushkërinjtë e pjesmarrësve meshkuj, nuk u gjet asnjë efekt mbi përdorimin e produkteve të pastrimit.











