Një zjarr raportohet se ka rënë në ambjentet e Ministrisë së Brendshme.
Nga informacionet paraprake, mësohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike.Pas marrjes së lajmit, forcat e zjarrëfikëses kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje duke bërë të mundur edhe fikjen e tij.
Zjarri ka rënë në dhomat e nëndheshme të godinës.
Informacion paraprak i policisë:
Rreth orës 20:45 në bodrumin e godinës së Ministrisë së Brendshme, Shërbimet e Sigurisë konstatuan tym. Shërbimet ndërhynë menjëherë duke shkëputur energjinë elektrike.
Rezulton se është dëmtuar vetëm një stabilizator i energjisë elektrike.
Ekspertët po punojnë për të përcaktuar shkaqet.
Informojmë gjithashtu se të gjitha sistemet janë funksionale dhe pa asnjë problem apo dëmtim, gjithçka funksionon normalisht.











