Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë nesër një takim në qytetin e Shkodrës, por për të ka ardhur një mesazh para se të shkojë në këtë qytet.
Dega e Partisë Demokratike në Shkodër ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se nuk do të jetë i mirëpritur në qytetin verior.
Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PD në strukturat e PD në Shkodër, thekson se vizita e tij do të cilësohet si provokim për qytetarët për shkak se për 6 vite me radhë kanë qenë të distancuar nga programet zhvilluese të qeverisë Rama.
https://www.facebook.com/realitetipost.al/videos/578801112599047/?t=0











