Ditën e sotme, 4 kandidatët e LSI që pastojnë në lista konfirmuan se do të pranonin mandatin e deputetit pasi KQZ nisi procedurën e zëvendësimit të vakancës në Kuvend, me dorëheqjet e opozitës.
Bëhet fjalë për Ylli Shehu, Enver Roshi, Aurora Mara dhe Edmond Rrushi të cilët dorëzuan në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve formularët e dekriminalizimit.
Ka ardhur dhe reagimi i parë pas këtij qëndrimi, të cilin e ka bërë vetë ish-ministri dikur i ardhur nga LSI, Ylli Manjani.
Ish-ministri i LSI , Ylli Manjani ka ironizuar qëndrimin e tyre dhe përmes një statusi në rrjetet sociale i krahason me lulet artificiale mbi varreza.
“Tashmë Parlamenti po merr formën e një varreze ku prehet Rilindja . Deputetët e listave që hyjnë janë lulet artificiale mbi të…”, shkruan me ironi Manjani.











