Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Fatbardha Kadiu në një reagim në rrjetet sociale shkruan se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është një kopje e kryeministrit Edi Rama.
Kadiu i referohet daljes së tij publike ditën e sotme gjatë Samitit të Diasporës teksa shprehte qëndrimin e tij për çështjen e shumëdebatuar të korrigjimit të kufijve me Serbinë.
”Fotokopja e kryeministrit tone te korruptuar, Thaçi, pas gati nje viti qe mundohen te shesin, te falin apo te coptojne territoret e Kosoves sot ne nje salle te mbushur plot me militant e ojf-ra inekzistente del e deklaron sikur te ishte babai i kombit: Nuk leshoj asnje milimeter te territorit te Kosoves. Patriotizem fallc apo deklerate për rritje pazaresh?????”, shkruan ish-deputetja në rrjetet sociale.











